Debati i Braçes dhe Finos në mbledhjen e PS, ndërhyn Rama: Jeni live

Politikë

Një përplasje është raportuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Një kritikë e bërë nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe mbi vendimin për vettingun sa i takon strukturave dhe pagave duhet të kalonte nga ky komision, ka ngjallur reagimin e deputetit Bashkim Fino.

Pavarësisht ndërhyrjes së kreut të ri Taulant Balla, ai që ka sheshuar disi gjërat ka qenë pikërisht kreu i PS-së, Edi Rama. Ai u ka kujtuar të gjithëve se mbledhja ishte live.

DEBATI:

Braçe: Lidhur me atë vendimin për vettinguin, për strukturat dhe pagat e tyre. Kam përshtypjen që është një vendim që ka efekte financiare. Kësaj radhe u tejkalua, unë do ju kërkoja që herë tjetër mos të ndodh më që vendime të tilla të mos kalojnë më në Komisionin e ekonomisë dhe financave.

Balla: Dakord. Shumë e drejtë. Sa herë që të bëhet fjalë për pr/ligje apo pr/vendime me faturë financiare është detyruese dhe i tërheq vëmendje shërbimeve edhe të Kuvendit, më pas, pasi këtu nuk i kemi, që kjo çështje të adresohet menjëherë dhe mos të jetë ligj që mos të kalojë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Ndërhyjnë nga salla, ku mes tyre është dhe deputeti Bashkim Fino. (Fino nuk ka qenë dakord me propozimin e Braçes)

Braçe: Po mirë po të doni nuk e mbledhim Komisionin e Ekonomisë fare.

Balla-Finos: O Bashkim, a të jap një sqarim. Është procedurë parlamentare.

(Rama ia bën me gjeste dhe shenjë Finos, duke i treguar se është live)

Rama: Unë një kërkesë kam. Meqë mbledhjet e grupit janë dhe mbledhja do bëhet live, thjesht me radhë. Debati është debat dhe secili të thotë atë që mendon.

(Debati nis në minutën e 18:20, deri në 20:04)

 

ME TE LEXUARAT