Konfirmohet kalimi në "La Liga", ja cilën skuadër do të drejtojë De Biasi

Sport

Xhani De Biazi kundër Zinedin Zidan. Kjo do të jetë sfida që tifozët shqiptarë mund të shohin që nesër në La Liga, pasi ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare i ka thënë “po” Deportivo Alavesh dhe do të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Ka qenë vetë trajneri që ka konfirmuar gjithçka për “Panorama Sport” gjatë ditës së sotme. “Po, është e vërtetë. Sapo u thashë ‘po’ drejtuesve të Deportivo Alavesh dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, ishin fjalët e De Biazit për gazetën, duke zyrtarizuar kthimin e tij në pankinë e për më tepër në Spanjë, ku ka drejtuar më parë Levanten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tekniku i përfaqësueses ishte prej qershorit në kërkim të një skuadre të re dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjiozë në botë. Sigurisht, ai nuk ka një detyrë të lehtë te Deportivo Alavesh, i cili ka regjistruar 5 humbej në po aq ndeshje në kampionat, pa shënuar asnjë gol. Prova e radhës do të jetë ajo e të shtunës në drekë, ndaj Real Madrid, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do të ndjekë nga tribuna këtë takim.

ME TE LEXUARAT