Berisha "sfidon" Ramën: Hajde të bëjmë testin e drogës!
Ish-kryeministri Berisha, duke hedhur akuza mbi pazaret e drogës dhe përfshirjen e Ramës, i ka kërkuar këtij të fundit t’i nënshtrohet testit të drogës, për të provuar nëse është ose jo përdorues i lëndëve narkotike.
“Hajde bëjmë teste e drogës kur të duash, ti nuk vjen atëherë kemi problem. U mboll drogë në mënyrë të paimagjinueshme. Ne qëndruam kundër, e denoncuam kudo. Ku jemi sot? Tunelet e ushtrisë, rezervat shtetërore janë mbushur me tonelata drogë që presin për tu shitur.
Nuk kanë mbjellë sa vitin e kaluar, se nuk e kanë shitur të vjetrën. S’ke arrestuar as 5 vetë për drogë, ke urdhëruar të bllokohen radarët. Pra, shumica jote është shumicë droge. I duhet krimi si hanxharë kundër mediave. Në këto kushte, a mund të jetë një shumicë e kushtetutës morale të një kombi? Kurrë”, u shpreh Berisha, duke ngritur pyetjen se përse në Shqipëri nuk ka investime nga të huajt.
“E dini pse ska investime në Shqipëri? Nga ambasadat. Doni shembuj? Dy muaj më parë një gjigant i botës së prodhimeve sportive, i kërkoi opinion ambasadës për të investuar dhe ajo i thotë: nuk është vend miqësor. Atëherë godbye!”, theksoi ish-kryeministtri.