Dhunoi dhe e lë pa ndjenja në rrugë shtetasin, arrestohet 28-vjeçari i dehur në Vlorë

Aktualitet

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ,ka rrahur për motive të dobëta, me grushta një burrë 53-vjeç.

I dehuri pasi e ka dhunuar e ka lënë pa ndjenja në rrugë, ka marrë makinën dhe ka ikur.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Martin Gërra i cili nga rezultati, rezultoi i dehur.

I lënduari nga ky sherr, K.B. u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, por jashtë rrezikut për jetën.

Materialet janë referuar në ngarkim të tij për veprat penale të ‘Plagosje e lehtë me dashje’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 89 dhe 291/1 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT