Pritet të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit, Ministria e Financav dhe e Ekonomisë nxjerr në shitje 6.1 miliard lekë

Aktualitet

Të martën pritet të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit 12-mujore në Bankën e Shqipërisë, ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur shumën.

Shuma e shpallur sipas kalendarit është 6.1 miliard lekë. Data e emetimit është 21 shtator 2017, ndërsa data e maturimit 20.09.2018.

Interesat e bonove të thesarit u rritën sërish në ankandin e parë të muajit shtator, duke e bërë gradualisht më të leverdisshëm investimin në këto instrumente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 2.28%, nga 2.23% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm.

ME TE LEXUARAT