Aksident i rëndë në aksin Kavajë - Rrogozhinë, "Benzi" përplas motorin, vdes 64-vjeçari
Lajmifundit
/
12 Shtator 2017, 15:30
Aktualitet
[caption id="attachment_585564" align="alignleft" width="453"]
Foto Ilustruese[/caption]
Një makinë tip "Benz" ka përplasur një motor në aksin rrugor Kavajë- Rrogozhinë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i motorit, 64 vjeç.
Ndërkohë, është dërguar në spital pasagjerja, një 46-vjeçare, e cila ka marrë plagë të rënda. Mësohet se shoferi i automjetit ishte 46 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.