Vajza mbytet në plazh në Dubai, babai nuk lejon rojet ta shpëtojnë, arsyeja i habit të gjithë

Bota

Një burrë nga Dubai, nuk ka pranuar t’i shkelë zakonet dhe mentalitetin edhe pse vajza e tij humbi jetën. Edhe ai vetë u bë dëshmitar i vdekjes të së bijës që u mbyt në det. I ati i 20-vjeçares nuk pranoi që shpëtimtarët ta preknin vajzën e tij. Personi për momentin është i panjohur, por ai është arrestuar dhe për të tashmë janë përgatitur padi për të, sepse me ndikimin e tij ai automatikisht ka sjellë vdekjen e vajzës.

Fëmijët kanë qenë në ujë në momentin kur 20 vjeçarja ka filluar të kërkojë ndihmë”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Dubai, Ahmed Bourguiba.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy shpëtimtarë kanë qenë në plazh dhe kanë vrapuar që të shpëtojnë vajzën. Babi i sajka filluar të grindet me ata dy, i ka tërhequr zvarrë dhe i ka ndaluar ta ndihmojnë. “Më mirë ta kem vajzën të vdekur, se ta prekin meshkuj të huaj”, mësohet të ketë thënë i ati i vajzë, shkruan “Metro”.

ME TE LEXUARAT