U gjet i vdekur para dy ditësh në Tiranë, identifikohet kufoma
Lajmifundit
/
9 Gusht 2017, 14:18
Aktualitet
Identifikohet kufoma e gjetur dy ditë më parë në shkurret në Tiranë.
Sipas policisë, “në lidhje me kufomën e gjetur më datë 07.08.2017, në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”, ju bëjmë me dije se: Më datë 08.08.2017, në ambientet e policisë është paraqitur shtetasia A.P., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kqyrjes së kufomës, ka deklaruar se kufoma e gjetur i përket vëllait të saj, shtetasit Naim Puca, 60 vjeç, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallzim për “Largim nga banesa”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.