Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë agresorët

Bota
Sulmi në Barcelonë, publikohen pamjet kur policia ekzekutoi pesë

Sulmi terrorist në sheshin e ‘Katalunjës’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën ka ndodhur ne menyre tjet te dhunshme sir duket nga pamjegt qe janë publikuar diten e sotme.

Siç shihet nga pamjet, ku vriten pese personat qe do kryenin sulmin e dyte, policia u kërkon agresorëve të ulen në gjunjë, por ata nuk i binden dhe për pasojë policia i qëllon për vdekje duke vrare te 5.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka konfirmuar tre arrestime, por nuk ka zbuluar identitetin e të arrestuarit të tretë. Dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla.

Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas policisë është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin. Sipas gazetës “El Pais”, personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, 18-vjeçari Moussa Oukabir.

Autoritetet besojnë se në sulmin e ndërmarrë mund të jenë përfshirë deri në 12 anëtarë të ISIS. Autoritetet spanjolle kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare.

ME TE LEXUARAT