Sulmi ajror amerikan vret terroristin

Kliko per me shume info

Një komandant i lartë i grupit militant, Al-Shabaab, në Somali, është vrarë nga sulmi ajrore amerikan, muajin e kaluar, ka njoftuar grupi ekstremist, Al-Kaida, nëpërmjet një kumtese në Internet.

Al-Kaeda, që është e lidhur me grupin Al-Shabaab, në kumtesën e djeshme theksoi se “aeroplanët e armikut frikacak amerikan janë përpjekur ta sulmojnë atë, por i pari nuk e qëlloi, ndërsa i dyti po, duke e bërë atë martir”.

Kliko per me shume info

Zyrtarët e Somalisë atëherë patën thënë se ushtria e këtij vendi së bashku me “trupat e jashtme aleate” e kanë vrarë personin e identifikuar si Ali Muhammad Hussein ose Ali Jabal, që konsiderohet se ishte përgjegjës për disa sulme terroriste me bomba.

Këta zyrtarë nuk e kanë specifikuar se prej nga janë këto “trupa të jashtme”, por forcat e Shteteve të Bashkuara në mënyrë aktive marrin pjesë në sulmet e këtilla, prej se presidenti amerikan, Donald Trump, më herët këtë vit, i ka dhënë ushtrisë autoritet më të gjërë në luftën kundër militantëve të Al-Shabaabit dhe Al-Kaidës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.