Stuhi të fuqishme: 6 të vdekur, mijëra pemë të rrëzuara
Lajmifundit
/
17 Gusht 2017, 18:26
Bota
Dhjetëra mijëra pemë janë rrëzuar nga stuhitë e fuqishme që sollën shumë dëme nëpër veri dhe perëndim të Polonisë, njofton shërbimi malor i vendit
Stuhia i ka mbytur gjashtë persona gjatë fundjavës, përfshirë edhe dy vajza udhërrëfyese, të cilat ishin shtypur nga rrëzimi i pemëve.
Mijëra shtëpi janë dëmtuar, po ashtu. Shefi malor i Polonisë, Konard Tomaszewskia, ka thënë se do të duhet deri në dy vite për t’i larguar pemët e rrëzuara.
“Padyshim, kjo është fatkeqësia më e keqe në historinë malore polake dhe mbase evropiane,” ka thënë ai.