Kush është sheiku “i krimbur në para” që mbërrin me këtë super-jaht në portin e Durrësit

Soft

Revista “Time” e ka cilësuar si një nga personat më me influencë në të gjithë botën.

Al-Waleed Bin Talal bin Abdulaziz al Saud është biznesmeni arab, i cili ka mbërritur paraditen e sotme me superjahtin e tij në portin e Durrësit.

Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite, por ajo që ra në sy është fakti se supermjeti i tij lundrues tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm për madhështinë e tij, por edhe nga fakti se mbi jaht qëndron një helikopter privat i miliarderit arab.

Sheiku është një investitor shumë i njohur në botë dhe anëtar i familjes mbretërore saudite.

Ai është themeluesi, shefi ekzekutiv dhe pronari i 95 për qind i kompanisë Holding Mbretërore, në kompaninë Forbes Global 2000 e fokusuar në shërbimet financiare, turizëm, media, argëtim.

Kompania e tij kishte një kapitalizim tregu prej mbi 18 miliard $ në vitin 2013.

Al-Waleed është aksioneri më i madh individual i Citigroup-it, aksionari i dytë më i madh i 21 Century Fox dhe zotëron "Four Seasons Hotel" të Parisit George V, si dhe një pjesë të Plaza Hotel.

Jahti që ka mbërritur në porti njihet si Kingdom 5KR dhe ka një vlerë prej 100 milion dollarësh.

ME TE LEXUARAT