Rama bën për “ujë të ftohtë” ambasadorët, reagon PD: Poshtëruese, nuk ndodh as në regjimet diktatoriale

Politikë

Partia Demokratike ka reaguar ndaj takimit që zhvilloi kryeministri, Edi Rama me diplomatët, dhe sjelljes së tij ndaj tyre, ku iu drejtua me fjalë të ashpra dhe më pas i njoftoi se do të rriteshin rrogat .

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se Rama i poshtëroi diplomatët, duke shtuar se kjo nuk mund të ndodh as në regjimet diktatoriale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e Shehut

ARROGANCA E PUSHTETIT SOT SI RRUFE MBI AMBASADORET. Kryeministri sulmon me nje fjalor e gjuhe shume larg asaj diplomatike diplomatet tane me te mire. Kur perdoret ai fjalor ndaj ambasadoreve te nje vendi, qe supozohet se jane ne elitat intelektuale, imagjinoni se cfare sjellje aplikohet ndaj administrates apo punonjesve te tjere.

KJO NUK NDODH AS NE RREGJIMET DIKATORIALE, KU EDHE MUND TE TE VRASIN, POR JO TE POSHTEROHEN KESHTU AMBASADORET. Me tej flitet per rritje rrogash, tipike kjo per Sulltanatet, qe mbasi te denigrojne te hedhin nje qese me flori! Dhe te gjithe qendrojne te “gjunjezuar”!!

U FOL PER ROLIN E DIPLOMACISE NE BASHKEPUNIMIT EKONOMIK ME JASHTE SI NJE “NOVITET”. E drejte si ide e praktike, por kjo nuk eshte risi. Qe me 1996-te, kur une isha Minister i Jashtem, u krijua Sektori i Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, brenda Ministrise se Jashteme, i drejtuar atehere nga Z.Selim Belortaja si Sekretar Shteti.

DIPLOMACIA JONE NUK MUND TE KUPTOHET PA DY FUNKSIONET THELBESORE TE SAJ: INTEGRIMIN E VENDIT DHE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK

ME TE LEXUARAT