Një lajm i keq për Miraldin nga Kamza, pas babait, i vdes në spital nëna
Ka marrë përmasa edhe më të rënda ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku Mirald Metallari, 21-vjeçari pas një sherri për betonin me të atin, qelloi mbi te duke e lëne të vdekur në oborrin e shtëpisë.
Por ai qëlloi me armë zjarri edhe mbi të ëmën e cila kishte ndërhyre për të shuar sherrin mes babait dhe djalit. Ajo mbeti e plagosur rëndë dhe sot për fat të keq ka ndërruar jetë në spital.
Informacioni zyrtar nga Policia:
Në lidhje me ngjarjen e datës 24.07.2017 , ku shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, për motive banale qëlloi mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe plagosi të ëmën, shtetasen Nurie Metallari 47 vjeçe, ju bëjmë me dije se :
Sot më datë 04.08.2017, rreth orës 08:00, ka ndëruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasia N.M., 47 vjeçe.
Shtetasi M.T., është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.