Ndeshja Milan- Shkëndija, shokon Bonuçi: Pata emocione në minutat e para, por...

Sport

Kapiteni i Milanit, në përfundim të Milan-Shkëndija shprehu se kishte shumë emocione në ndeshjen e parë zyrtare me kuqezinjtë.

Bonuçi, shprehet:

“Ishte një emocion i bukur që të debutoja në ‘San Siro’, për më shumë si kapiten. M’u deshën pak minuta për ta shuar këtë emocion, por më pas, falë skuadrës arrita që edhe unë të jem më i qetë dhe mbi të gjitha të marrim një fitore mjaft të rëndësishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por kjo nuk do të thotë se nuk ka gjëra për të përmirësuar, ndonëse është e dukshme se skuadra po ecën në rrugën e duhur.

Milan spektakolar ndaj Shkëndijës? Golat flasin vetë, por mos harrojmë se kemi gabuar edhe disa raste të tjera. Kur fiton 6-0, duhet të analizosh gjërat negative, sepse duke studiuar ato dhe duke i përmirësuar ato mund të arrijmë aty ku duam. Fjalimi im përpara ndeshjes? I thashë skuadrës thjesht se nuk ekzistojnë ndeshje të lehta, por asgjë të re. Juventusi na ka frikë? Më bëhet qejfi kur dëgjoj drejtorin Marota që nënvizon se i trembet Milanit, por nëse duam që të arrijmë në nivelin e Juves duhet të punojmë ende”./p.sport

ME TE LEXUARAT