Lajm i keq, qeverisë së Holandës i kërkohet zyrtarisht: Riktheni vizat për shqiptarët
Policia dhe prokuroria në Amsterdam i propozojnë qeverisë rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët.
Në një memorandum të brendshëm qeverisë i kërkohet të ndërrmarrë veprime lidhur me këtë cështje, ka thënë një zëdhënës i policisë së Amsterdamit e cila ka konfirmuar memorandumin për The Telegraap.nl.
Në shkrim thuhet se vitet e fundit, shqiptarët kanë rritur rolin e tyre si aktorë kryesorë të trafikut të drogës, vitet e fundit. Që prej 2016, 36 hetime janë ndërmarrë për të dyshuarit nga Shqipëria.
“Zëdhënësi i policisë flet për një “përparim të shpejtë” të shqiptarëve në rrethin kriminal holandez. Duke vendosur vizat policia dhe drejtësia duan të ndalojnë shqiptarët për “rrënjosjen në shoqërinë hollandeze” shkruan The Telegraap.nl
Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim. Raporti së shpejti do t’i dorëzohet Ministrit tëSigurisë dhe Drejtësisë. Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim.