Ky është marokeni që mori me qira furgonin, 13 të vdekur në Barcelonë

Qyteti spanjoll i Barcelonës mbetet në gjendje emergjence, policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Furgoni i cili u përdor sot për sulmin vdekjeprurës në zonën turistike “La Ramblas”, u mor me qira nga një maroken i quajtur Driss Oukabir.

Oukabir, e mori me qira furgonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada. Televizioni kombëtar spanjoll TVE thotë se ende nuk është plotësisht e sigurtë nëse ky është autori.

Kliko per me shume info

Nga ana tjeter vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas sulmit me furgon në turmën e në sheshin “Katalunja” në Barcelonë.

Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

Policia e ka përshkruar incidentin në Twitter si një “përplasje masive”. Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.