Tjetër rast helmimi masiv, 55 dasmorë përfundojnë në spital

Kliko per me shume info

Një tjetër rast i helmimit masiv ka ndodhur këtë herë në Bulqizë.  Plot 55 dasmorë kanë përfunduar në spital të helmuar, bëjnë me dije burime nga policia.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të lokalit ku është zhvilluar dasma.

Kliko per me shume info

Sipas policisë, një ditë më parë në Prokurorinë e Dibrës është dërguar dosja për 50-vjeçarin me inicialet D. K., banues në fshatin Ostren.

Hetimi ndaj tij ka nisur pasi dyshohet se më datë 17 gusht 2017, në fshatin Ostren i Madh, në një lokal, nga ushqimet e konsumuara, janë paraqitur në qendrën shëndetësore 55 dasmorë, me shenja helmimi, të cilët pas ndihmës mjekësore, janë larguan pa probleme për jetën.

Ndërkohë po hetohet për të zbardhur shkaqet e helmimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here