Vdes tragjikisht punëtori i gurores në Kukës, arrestohet administrator i firmës dhe një punonjës

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bicaj, të Kukësit ku aksidentalisht një punëtorë i një firme ndërtimi ka humbur jetën.

Sipas policisë në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N.N, vjeç 52, banues në Bicaj.

E ndërsa policia ka arrestuar dy shtetas, njëri është administratori i firmës, dhe tjetri punëtor, më konkretisht shofer fadrome.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës Seksioni për krimet e rënda Më datë 24.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G.B dhe F.H, vjeç 52 e 62, banues në fshatin Bicaj, administrator i një firme ndërtimi dhe shofer fadrome, pasi në Bicaj, në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N.N, vjeç 52, banues në Bicaj. Neni 289 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT