Grabitja 100 mijë euroshe në Tiranë, zbardhen të tjera detaje

Kliko per me shume info

Gjykata la sot në “arrest me burg” Eduart Ngotën dhe Zenel Damën, dy të akuzuarit se ditë më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur një kasafortë në një ndërtesë në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Në këtë kasafortë kishte 9500 euro dhe ora “Roleks” e bizhu të tjera prej floriri. Gjithashtu, në kuadër të operacionit të koduar “Roleks” është shpallur në kërkim edhe një femër.

Kliko per me shume info

Kasaforta e një hoteli, brenda së cilës ndodheshin ora e bizhuteri floriri me një vlere prej afro 100 mijë eurosh, u grabit mbrëmjen e së martës nga dy persona të akomoduar si klientë.
Por, brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes, Policia e Tiranës arriti të arrestojë autorët dhe t’i kthejë hotelit sendet e vjedhura. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 15 gusht, në një hotel që ndodhet te Rruga e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

Megjithatë, u deshën të kalonin disa orë që personeli i hotelit të zbulonte ngjarjen e më pas ta denonconte në Polici.
Kjo për shkak se dy autorët kishin marrë kasafortën duke e futur në një çantë dhe pasi e kishin zbrazur, duke marrë paratë, orët e bizhuteritë që kishte brenda, e kishin kthyer sërish në vendin ku ishte, për të mos rënë në sy.
Pasi kishin qëndruar një natë aty, dy të dyshuarit ishin larguar, por gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë, në momentin që punonjësit kanë hapur kasafortën dhe e kanë parë të boshatisur.

Burimet thanë se objektet që ndodheshin brenda saj u përkisnin klientëve të ndryshëm që i kishin harruar aty në periudha të ndryshme. Personeli i hotelit i siguronte këto objekte në kasafortë, në pritje që klientët që i kishin harruar, të ktheheshin për t’i marrë.
VJEDHJA
Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar me 2 të arrestuar e një në kërkim operacionin e koduar “Rolexi”, të kryer nga oficerët e Krimeve të Rënda dhe ata të Komisariatit nr.4. Në pranga kanë rënë Eduart Ngota, 32 vjeç, dhe Zenel Dama, 27 vjeç.

Ndërsa është shpallur në kërkim 36- vjeçarja Rajmonda Bruçi, e punësuar si pastruese në hotel, e cila njëkohësisht është motra e njërit prej autorëve, Eduart Ngotës. Policia tha dje se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 ora me vlerë rreth 80 mijë euro, 3 byzylykë e një varëse floriri me vlerë rreth 9 mijë euro, si dhe 9500 euro kesh.
Të gjitha këto u gjetën në shtëpinë e njërit prej autorëve. Orët e vjedhura ishin 2 të markave “Rolex Day-Data”, njëra me ngjyrë gri metalizato, tjetra me ngjyrë floriri dhe një “Jaeger Lecoultre”, me ngjyrë floriri.
Policia tha dje se ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoren e dy të arrestuarve dhe po punohet për arrestimin e saj./panorama

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here