Finlandë, agresori sulmon me thikë disa persona. Qëllohet nga policia

Kliko per me shume info

Një tjetër ngjarje tronditëse është shënuar, këtë herë në Finlandë, ku një person ka therur disa persona në qytetin jugperëndimor Turku, përpara se të qëllohej me armë zjarri nga forcat e policisë.

Policia njofton se agresori është tashmë në paraburgim, i plagosur në këmbë, ndërkohë që u dha edhe njoftimi paralajmërues për njerëzit përreth që të evitonin kalimin nga qendra e qytetit.

Kliko per me shume info

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit “Puutori-Market”. Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar dhe dyshohet të ketë vdekur, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht ndonjë viktimë. Raportimet paraprake theksojnë se ai kishte thirrur “Allahu Akbar” në momentin e sulmit.

Një postim në “Twitter” nga policia finlandeze, në orën 16:40 me atë lokale, bënte të ditur se disa persona ishin plagosur me thikë në qendër të qytetit Turku. Ndaj njerëzve u kërkohet që të shmangin kalimin nga qendra e qytetit.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas sulmeve terroriste në Spanjë, ku 14 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në dy incidente, një përplasje me makinë në Las Ramblas të Barcelonës dhe një incident në Cambrils.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here