Bushati replikon me ish-ministren e LSI: Ja pse u shkri ministria e Integrimit

Kliko per me shume info

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, i rikonfirmuar tashmë në krye të diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama 2” i është përgjigjur Ministres në ikje të Integrimit lidhur me shqetësimin për shkrirjen e kësaj Ministrie dhe bashkimin e saj me Ministrinë e Jashtme.

Përmes një postimi në twitter, Bushati shkruan se s’ka vend për shqetësim pasi siç thotë ai, integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave të qeverisë së re.

Kliko per me shume info

Bushati shton se mirëpresin kontributin e opozitës, përfshirë edhe atë të Gjoshës. Pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar, Gjosha në një postim në fb tha se mendonte që qeveria do ta niste punën me prioritet madhor integrimin dhe jo ta çonte këtë dikaster në një cep të qeverisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here