"Benz-i" merr flakë në ecje në Vlorë, Policia: S'ka të lënduar në njerëz

Aktualitet

Një makinë tip "Benz-Mercedes" ka marrë flakë në ecje gjatë mesditës së sotme në Vlorë. Policia bën me dije se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Gjithashtu, Policia njofton se nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.08.2017 rreth orës 16:30, Salla Operative Vlorë njoftohet se në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në Lungomare një mjet tip ''Mercedes Benz'' me targa AA 806 GF, duke qënë në lëvizje, ka marrë flakë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndie elektrike.

Nuk ka të dëmtuar në njerëz dhe mjeti i përket shtetasit N.S., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT