Ambasada amerikane publikon sqarimin: Ja pse u refuzohen vizat shqiptarëve dhe cfarë duhet të bëni

Aktualitet

Ambasada amerikane ka sqaruar proceduren qe duhet te ndjekin qytetaret te cileve iu refuzohet kerkesa per vize prane kesaj selie diplomatike.

Ambasada e SHBA i ka dhene pergjigje edhe shqetesimit te nje qytetari se numri i vizave te refuzuara per Shqiperine edhe me i larte se ai per Serbine.

Fillimisht ambasada publikoi kete njoftim:

Por ne lidhje me njoftimin, reagoi qytetari A.D, i cili shkruan: Shqiperia ia kalon edhe Serbise per perqindjen e refuzimit te vizave nderkohe ligji Amerikan i emiracionit eshte i njejt per te gjithe te huajt. Pse ndodh kjo?

Pergjigja e Ambasades:

Unë e kuptoj shumë mirë dhe e respektoj marrëdhënien që Shqipëria ka me SHBA-në dhe unë dhe kolegët e mi e kanë shumë mirë parasysh që një pjesë e madhe e kësaj marrëdhënie lidhet me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Shtetet e Bashkuara, shumë nga të cilët janë qytetarë amerikanë ose banorë të përhershëm të ligjshëm (BPL), të cilët duan të shohin familjarët e tyre duke i ftuar në Shtetet e Bashkuara.

Aty ku ne dalin në përfundimin që një person ka lidhje të forta (punë, sociale, lidhje të tjera ekonomike, etj.), dhe që tejkalon prezumimin e qëllimit imigrues – të cilin ne jemi të detyruar me ligj që të prezumojmë çdo aplikant të kategorive jo-imigruese, atëherë ne jemi të lumtur dhe krenarë të lëshojmë këto viza, shpejt dhe me respekt.

Siç e përmenda më lart, kolegët e mi dhe unë jemi të detyruar të zbatojmë ligjin e imigracionit, i cili është shumë strikt, nga çdo standard i tij. Edhe pse neve na duhet ngaherë t’u përçojmë lajmin e keq aplikantëve, ne përpiqemi ta bëjmë atë në mënyrë të respektueshme. Lutemi kuptoni që procesi i intervistës shpeshherë është shumë i shpejtë, pasi ne e vlerësojmë kohën që aplikantët tanë harxhojnë nga dita e tyre për të ardhur në Seksionin Konsullor për itnervistë. Ne shpresojmë që përpjekjet tona për qenë sa më efiçientë të mos perceptohen si mungesë respekti. Qëllimi ynë është krejt e kundërta!

Nëse një i afërm është, fatkeqësisht, i pamundur të marrë një vizë sepse një konsul ka përcaktuar që ai/ajo nuk ka lidhje të forta për t’u kualifikuar, ne shpresojmë që të mund të merren të tjera masa për bashkimin e familjes. Për shembull, një qytetar amerikan apo BPL mund të vizitojë të dashurit e vet jashtë SHBA-së.

Shpresoj që kjo të ndihmojë në sqarimin e atyre që ju mund të keni dëgjuar se ndodhin gjatë intervistës.

ME TE LEXUARAT