Aksident i frikshëm në Turqi, autobusi përplaset me urën, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Bota

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Turqi, ku një autobus u përplas me këmbën e një ure në Ankara duke lënë të paktën 5 të vdekur e shumë të plagosur.

Autobusi humbi kontrollin dhe goditi një skelë ure në autostradën Eskisehir-Ankara, rreth 35 km larg qendrës së qytetit.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje mbërritën ambulancat dhe zjarrfikësit, që u dhanë ndihmën e parë pasagjerëve të bllokuar në autobus.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë autoritetet vendase po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT