9 tableta ekstazi në makinë, turku dhe ukrahinasja kapen në kufirin shqiptar

Aktualitet

Policia kufitare ka sekuestruar 9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike “ekstazi” në pikën kufitare të Qafë-Thanës, duke arrestuar në flagrancë të shtetasve,

Salih.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe Oksana.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë.

Më datë 17.08.2017, këta shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Opel Astra”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale:9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi.

Veprimet proceduriale, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme, ndërsa mbi ta rëndon akuza: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve, kryer në bashkepunim”.

ME TE LEXUARAT