3 favoritët për trajnerin e vitit, Zidane njëri prej tyre. Po të tjerët?

Kliko per me shume info

Trajneri Zinedine Zidane ende pa nisur mirë sezoni, ka fituar dy Superkupa, atë të Evropës dhe të Spanjës, por asnjë prej trofeve të lakmuar nuk do të llogaritet në përzgjedhjen e trajnerit më të mirë të FIFA-s.

Gjithsesi, francezi i Realit të Madridit mbetet sërish pretendenti kryesor për të triumfuar mes kolegëve të tjerë, për sukseset e sezonit të kaluar që kulmuan me triumfin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Kliko per me shume info

Ish-mesfushori i galaktikëve ka një mestare mbresëlënëse titujsh, u detyrua të kënaqet vitin e kaluar me vendin e dytë, pas Claudio Ranierit.
Por askush nuk ka dyshim se më 23 tetor, në Londër do të jetë pikërisht “Zizu” ai që do të vlerësohet si më i miri.
Nëse për fituesin nuk ka dyshime, lufta më e ashpër mbetet për dy shkallët e tjera të podiumit.
Massimiliano Allegri përkëdheli “tripletën” me Juventusin deri në finalen e Kardifit, ndërsa të tjerë pretendentë janë Conte, që fitoi Premier League me Chelsea, dhe Jardim, arkitekti i Monacos në fitoren e Ligue 1 dhe ecurisë tejet të mirë në Champions.
Fituesit do të shpallen në bazë të 25% të votave të kapitenëve të të gjitha kombëtareve, 25% nga preferencat e tifozëve, po kaq nga trajnerët dhe të njëjtat mundësi për 200 përfaqësues të medieve.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here