“100 mijë euro ose të vramë”, dy të rinjtë prisnin paratë, por përfunduan në pranga

Aktualitet

Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një rasti gjobëvënieje ndaj një shtetasi 46-vjeçar, i cili ishte kërcënuar me jetë nëse nuk u paguante dy të dyshuarve një shumë prej 100 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qishbardhë, ku dy autorët e dyshuar të gjobëvënies ishin duke pritur që të merrnin shumën në fjalë nga shtetasi Sh. S., banues në Vlorë. Policia arrestoi 28-vjeçarin Endri Beriraj dhe 25-vjeçarin Julo Rrokaj, që të dy banues në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro. Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar. Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, për motive të dobëta”, sqaron policia në një njoftim të sajin

Policia shpjegon, ndërkohë, se konflikti mes Endrit dhe shtetasit të kërcënuar ka ardhur për motive të dobëta.

ME TE LEXUARAT