Zvicër, 51-vjeçari plagos me motosharrë 5 njerëz, masakrën e ndalon një shqiptar: E ndoqa dhe…

Aktualitet

Për 36 orë banorët e një qyteti në Zvicër kanë parë tmerrin me sy, pasi një i pastrehë 51 vjeç ka sulmuar me motosharrë disa persona që ndodheshin në një zyrë sigurimesh. Ngjarja ndodhi të hënën, ndërsa 51-vjeçari Franz Vrousis u kap mbrëmjen e kaluar pasi kishte plagosur 5 persona, 2 prej tyre më rëndë në një zyrë sigurimesh në Schaffhausen. Vrousis është kapur nga policia rreth orës 20 e 30 në Thalëil të Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Ka qenë njoftimi i një shqiptari që ka çuar në ndalimin e sulmuesit.

Liman Gashi, pronar i një picerie në Thalwil të Zyrihut ai që e ka orientuar policinë në “adresë” të saktë. Dhe për këtë shkruajnë sot mediat zvicerane si “Blick.ch”, “20 minuten” etj.

“Ai kaloi rreth orës 17:30 në afërsi të picerisë. Fytyrën e tij e njoha menjëherë dhe menjëherë kontaktova policinë” thotë Liman Kabashi, pronar i picerisë “Pipponi”. Thalwili është një komunë plot 63 kilometra larg Schaffhausenit, ku ka ndodhur sulmi dhe ende nuk ka informata se si ka arritur Franz Vrousis deri aty.

“Ai kishte një çantë me vete. Për t`u siguruar se ishte ai, unë e ndoqa nga pas. Ai dukej i përgjumur dhe i tërhequr në vete. Pastaj unë me Ëhatsapp e njoftova një polic që e kam mik”, ka thënë shqiptari.

Sidoqoftë, kapjes së sulmuesit me motosharrë i kanë paraprirë orë të gjata tensioni dhe frike që ka përjetuar popullata në rajonin e Schaffhausenit e më gjerë. Policia kishte bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, duke mobilizuar veç tjerash edhe helikopterët për t`i rënë në gjurmë personit në fjalë.

Vrousis është i njohur si njeri nomad, që nuk është i paraqitur në asnjë komunë. Ai sipas njohurive të policisë, para kryerjes së aktit, qëndronte në pyjet në zonën kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.

I dyshuari ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje. Qytetarë nga lokalitete të ndryshme njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive. Prej pak vitesh ai pas një aksidenti automobilistik kishte pësuar një traumë dhe jetonte i vetmuar, me pension invaliditeti.

ME TE LEXUARAT