Turqi, breshëri godet avionin gjatë fluturimit, piloti hero shpëton 127 pasagjerë

Bota
Turqi, breshëri godet avionin gjatë fluturimit, piloti hero

Një pilot ukrainas i kompanise Atlas Global Airlines ka arritur të shpëtojë 127 pasagjerët, të cilët kanë arritur fatmirësisht të zbresin në aeroportin Ataturk të Stambollit pa asnjë dëmtim.

Dëmet e avionit janë të dukshme në pjesën e përparme të mjetit. Breshëri ka arritur të shkatërroje pjesën e qelqtë të avionit dhe piloti ka bërë zbritjen në tokë si i verbër.

Stuhia ka nisur dhjetë minuta pasi avioni ishte ngritur nga Qipro. Pasi arriti lartësinë 1300 metra, kokrrat e breshërit kanë thyer xhamat e kabinës, duke i penguar në këtë mënyrë shikimin pilotit.

Pasagjerët në bord kanë qarë dhe bërtitur të terrorizuar. Kur avioni u ul në Stamboll, ekuipazhi është duartrokitur dhe pilotët e avionëve të tjerë janë ngjitur në bord për ti shtrënguar dorën pilotit, që ka bërë një mrekulli.

Presidenti ukrainas Poroshenko i ka dhënë pilotit medaljen e kurajës: ’Ishte e vështirë, por gjëja kryesore është që të gjithë shpëtuam’, ka treguar piloti.

ME TE LEXUARAT