Donald Trump tregon një anë tjetër, ja momenti epik me kapelen e ushtarit
Presidenti i ShBA, Donald Trump është bërë “hit” në mediet sociale, por këtë herë jo me ndonjë status të tij në twitter, por për momentin epik kur ai ka dashur të kapë kapelën e një ushtari amerikan e cila i iku nga koka për shkak të erës.
Trump po ecte drejt helikopterit, i cili po e priste, kur pa një ushtar të gardës që i kishte rënë kapela në tokë. Presidenti nuk hezitoi ta merrte dhe t’ia vendoste në kokë.
Kapela sërish i ra në tokë ushtarit nga era që krijonin motoret e helikopterit.
Presidenti amerikan shkoi perseri dhe e mori kapelen bashkë me një ushtar tjetër që e përcillte atë, dhe më pas hipi në helikopter.