Tragjedi në Itali/ Mjeti i preu qafën, vdes gjatë orarit të punës 48 vjeçari shqiptar (Foto)
Lajmifundit
/
31 Korrik 2017, 14:30
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali ditën e sotme, ku mësohet se një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur në një kompani italiane, në Padova. Sipas mediave vendase, vitkima është Gezim Haka, 48- vjeç.
Ai humbi jetën teksa ishte duke punuar me një makinë metalprerëse, dhe në rrethana të pashpjeguara mirë, thuhet se ka qenë një copë metali që e ka prerë në qafë.
Ka qenë e kotë ndihma e parë e mjekëve dhe kolegëve, pasi goditja ishte vdekjeprurëse.
Viktima është personi që shihni në foton më poshtë, publikuar nga mediat italiane.