Topalli thumbon rëndë Bashën: ”Moj kohë, rend më shpejt se tmerri im”...!

Politikë

”Moj kohë, rend më shpejt se tmerri im”.

Nga Jozefina Topalli - Sot kur, KQZ miratoi me 7:0 rezultatin përfundimtar të 25 qershorit, ku e majta ka më shumë se 2-fishin e votave të Listës Basha, Kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale të 25 Qershorit, nuk di as të fsheheë më urrejtjen e egër të tij ndaj grupit parlamentar, që bëri opozitën më të fortë kundra krimit në Parlament e luftën më të fuqishme kundra drogës si politikë shtetërore të Edi Ramës.

Urrejtja kundra grupit të deputetëve, që bojkotoi një vit Kuvendin në një sakrificë gati unike, është e vetmja gjë e pakamufluar nga Lulzim Basha.

Ai sot, 4 ditë pas vetëshkrirjes, duke rendur kundër arsyes, në kundërshtim me Kushtetutën, në dhunim të çdo norme morale dhe etike, jo vetëm që nuk e njeh më as ligjërisht grupin parlamentar të PD, por në një gjest të paprecedent, nuk i durohet të presë edhe një muaj, siç e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislaturës aktuale.

Ky që nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kërkonte koha dhe deputetët që thirrnin me shqetësim që të mos çonte PD drejt greminës( sic ndodhi në fakt siç e paralajmëruam), sot mbledh listën e tij klienteliste familiare me shpresë se pas kësaj do shpëtojë nga ankthi i manipulimit dhe falsifikimit të pjesëmarrjes të 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mijë vota të 25 Qershorit.

Krejt si Makbethi, kur flet me vete e pëshpërit:

” Moj kohë, rend më shpejt se tmerri im.”

ME TE LEXUARAT