Misteri, gjendet në Tiranë, një grua e vdekur në banesë
Lajmifundit
/
9 Korrik 2017, 14:22
Aktualitet
Një grua e moshuar u gjet e pajetë në banesën e saj ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”.
Burime nga policia thanë se, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, është gjetur e vdekur 89-vjeçarja me inicialet D. H.
Ajo mësohet se jetonte e vetme. Nga hetimet e para dyshohet se vdekja është aksidentale, pasi është rrëzuar në tualetin e banesës.