S`ka shtyrje afati për deklarimin e adresave të reja, edhe një ditë nga gjoba, ja dokumentet që duhen

Aktualitet

Nuk do të ketë zgjatje afati përtej 28 korrikut 2017 për të transferuar adresën pranë vendbanimit pa u gjobitur.

Qytetarët kanë në dispozicion edhe një ditë kohë, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile shprehet se zyrat do të qëndrojnë të hapura për ti mbyllur procedurën edhe qytetarit të fundit në pritje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjeter, Lajmifundit.al, ka mesuar sot se te dhenat e publikuara nga institucionet ne lidhje me dokumentet qe duhen per ndryshimin e adreses kane qene te paplota apo te pasakta.

Kjo pasi ne ndryshim nga sa eshte thene, "mjafton paraqitja e nje dokumenti" per pronesine, qerane apo perdorimin e baneses ne adresen e re, qytetari ne fakt duhet ta noterizoje nje kopje te dokumentit ne fjale.

Me fjale te thjeshta, nese keni certifikate pronesie ne nje adrese tjeter nga ajo qe keni aktualisht ne gjendjen civile, duhet te beni nje kopje te notrizuar te certifikates se pronesise.

Po ashtu, duhet te beni fotokopje te kartave te identitetit per gjithe personat qe jane ne certifikaten e pronesise dhe ne perberjen tuaj familjare.

Me pas, do shkoni ne njesine administrative ku ndodhet adresa juaj e re dhe te terhiqni nje formular te cilin duhet ta plotesoni e te dhenat tuaja. Formularin do ta bashkoni me fotokopjet e ID dhe me kopjen e noterizuar te dokumentit te pronesise, dhe ta dorezoni ne sportel.

Ende nuk keni mbaruar. Gjendja e re civile do tju jape nje certifikate familjare te cilen duhet ta nenshkruani duke deklaruar se jeni dakord me perberjen dhe te dhenat e reja te saj. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT