IKMT prish dy objekte të shpronësuara në breg të detit në Dhërmi
Lajmifundit
/
26 Korrik 2017, 16:43
Aktualitet
Inspektoriati për Kontrollin dhe Mbrojtjen e Territorit ka prishur këtë të mërkurë dy objekte të shpronësuara në Dhërmi.
Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT ka sqaruar se prishja është bërë në kuadër të rehabilitimit të qendrës së Dhërmiut.
Ndërkohë, një objekt tjetër, me gjashtë kate, do të prishet me sistemin “sharrim kat pas kati” për shkak të pozicionit.