Franca rrezikohet nga zjarri, evakuohen 10 mijë vetë (Foto)
Lajmifundit
/
26 Korrik 2017, 14:15
Bota
Një lajm i rëndë vjen nga Franca, ku mësohet se po rrezikohen nga zjarri.
Sipas mediave vendase, gjatë natës janë evakuuar të paktën 10 mijë persona pas një zjarri masiv që ka përfshirë Jug-lindjen e vendit. Të paktën 400 hektarë tokë janë shkrumbuar nga flakët në Bormes-les-Mimosas një zonë mjaft e frekuentuar gjatë stinës së verës.
Po ashtu vatrat e zjarrit janë aktive prej tre ditësh edhe në zona siç është Golfo në Saint Tropez.
