Biseda e erotike me fansen, reagon i prekur Luiz Ejlli: Ja e vërteta (Foto)

Showbiz

Ditën e djeshme shumë portale publikuan disa mesazhe që, sipas tyre, ishin këmbyer midis këngëtarit Luiz Ejlli dhe një vajze anonime, e cila kishte vendosur t’ua tregonte të gjithëve momentet intime që ata kishin ndarë me njëri-tjetrin.

Vajza në fjalë u lakua nga media si një prej fanseve më të mëdha të Luizit, ndërkohë që edhe disa ditë më parë këngëtari ka qenë në fokusin e mediave për ndarjen e tij nga vajza e Jozefina Topallit, me të cilën ndante një marrëdhënie të gjatë në kohë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por më në fund ka ardhur momenti që Luizi të shpjegohet për gjithçka ka qarkulluar vërdallë me anë të një statusi në Facebook: “Ka ditë që po merren me mua portale të ndryshme për të fituar 15 mijë lekë të vjetra për një postim që bëjnë. Më vjen keq që e bëjnë këtë gjë. Sot kanë publikuar gjoja sikur unë kam folur me një fjalor banal me dikë. Ju kërkoj në mënyrë të hapur, ju lutem mos e keqpërdorni emrin tim! Unë kam një familje, kam një nënë, kam një motër. Mos më dëmtoni në këtë mënyrë!” – ka përfunduar këngëtari, ndërkohë që në rrjete sociale e kanë mbështetur edhe miqtë e tij. /Blitz.al/

ME TE LEXUARAT