Berisha thyen heshtjen: Duhet analizë, PD merr fund nëse humbja e zgjedhjeve bëhet ves
Sali Berisha bëri zgjedhjen e tij midis Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit. Duke qenë se ky proces erdhi në fund, vendosi dhe të thyejë heshtjen për të ghjithë ata që kanë kërkuara rikthimin, apo qëndrimin e tij
Berisha vulosi dhe legjitimitetin e procesit.
“Nëqoftë se statuti do të ishte shkelur, nëse në ndërgjegjen time do konstatoja se është dhunuar ligji, unë do kisha patur qëndrim tjetër. Në çdo gjykatë po ta çojnë veprimin (e kryesisë) e gjen statutor. Jam sot këtu sespe e konsideroj një process statutor”.
Por pohoi se i tillë u bë vetëm pasi kryesia e u mblodh, ndërsa e cilësoi mangësi vendimin Paloka-Spaho që caktoi datën më 22 korrik pa mbledhjen e më parë të këtij forumi.
“Por ky gabim u korrigjua plotësisht nga kryesia e PD. Ajo vendosi me shumicë votash që të zhvillohen sot zgjedhjet”.
Ka mirëkuptuar çdo kërkesë të ardhur nga çdo grupim deri tek ajo për dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi 25 qershori tregoi se Partia Demokratike është në vështirësi serioze, tha ai. Por të gjithë palët dhe çdo demokrat duhet të njohë nënshtrim para statutit.
“Absolutisht normale t’i kërkojnë Bashës dorëheqjen, por nuk mund t’ia imponojnë se statuti i PD nuk e ka të shkruar të japë dorëheqjen”.
Mesazhi i tij është përbashkues dhe si tingull shkon tek thirrja e turit të Patozit “Askënd pë të humbur gjithkënd për të fituar”
“Të gjithë ata që kanë investuar në PD në vlerësimin tim e kanë vendin në PD dhe PD, jo që nuk ka për të humbur, për të larguar, por përkundrazi, PD duhet të bëjë githçka për të gjetur kohezionin më të madh për çdo kontribut brenda saj dhe elekotarin që kësaj here qëndroi inert ndaj saj”.
Disa herë gjatë fjalës së tij përsëriti se humbja nuk është fatale, por se ajo nuk duhet të të bëhet ves.
Ardhja në pushtet e PD pas katër vitesh është plotëshit e mundshme tha Berisha, por duhet një analizë e thellë dhe ndërtimi i një strategjie fituese.
Ka pohuar që në fillim Lulzim Bashën si përgjegjës për humbjen dramatike të 25 qershorit. Kur pyetet se si mund të vijë bashkimi për të cilin apelon Berisha përfshin në një mesazh për reflektim drejtuesit dhe kritikët.
“Pa i hequr asnjë nonagram përgjegjësie Bashës, secili duhet të shohë ku e ka një copë përgjegjësi”.abcnews