Bashkëqeverisje me PS? Ky është vendimi i papritur i Lulzim Bashës dhe thirrja për LSI

Politikë

Eshte perfolur qe para zgjedhjeve, nje bashkeqeverisje e mundshme mes PD dhe PS pas 25 qershorit. Te dyja kampet politike nuk kane qene te qartae perfundimtare ne deklaratat e qendrimet e tyre por sot, pas rizgjedhjes ne krye te PD, Lulzim Basha ka qene i prere e perfundimtar.

Opozitë frontale dhe pa asnjë kompromis apo pazar me Edi Ramën. Pas mbledhjes me deputetët e rinj kreu demokrat Lulzim Basha ka bërë ftesë duke perfshire edhe LSI për të bërë opozitë dhe jo pazar-opozitë. Basha lajmëroi largimin e Ministrave teknike që sipas tij e kanë bërë gati dorëheqjen, por po presin të bëjnë raportin për zgjedhjet.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë një ftesë të hapur partive opozitare, duke u shprehur se PD është gati të bashkëpunojë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, duke nënkupuar LSI.

Deklaratën Basha e bëri pas mbledhjes së grupit me deputetët e rinj, teksa theksoi se PD ka sot misionin kryesor alternativën.

Basha: Me opozitën e vërtetë siç ka qenë dhe është PD në të cilën mirëpresim këdo që është gati të bëjë opozitë por jo pazar-opozitë.

Gazetarja: Edhe LSI?

Basha: Këdo që është gati të bëjë opozitë dhe jo pazar opozitë. Opozita është e plotë dhe jo me kohë të pjesshme, është e pandarë ndaj pushtetit, nuk është diku opozitë dhe diku pazar. Ftesa është për këdo që është gati të bëjë opozitën që ka kaq shumë nevojë ky vend. Opozitën dhe alternativën PD i ka sot misionin kryesor.

Basha foli për një opozitë ballore dhe pa kompromis me kryeministrin Rama dhe se PD do të denoncojë të gjitha rastet që vështirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë.

Basha: PD bëhet gati për një opozitë të fortë pa kompromis dhe ballore me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, me të cilën nuk na bashkon asgjë, as vizioni dhe as vlerat tona. Ne na bashkojnë këto vlera dhe ky vizion me shumicën dërmuese të shqiptarëve në emër të të cilëve do të bëjmë një opozitë të fortë që nis nga kontakti i drëejtëpërdrejtë me njerëzit që është dhe porosia ime kryesore për deputetët, kontakt i vazhdueshëm me ta. Vazhdon me denoncimin, është një detyrë akoma më e rëndësishme në kushtet kur pavarësisht prej punës suaj si gazetarë kapja e mediave e bën denoncimin e problemeve gjithmonë e më të vështirë.

Në qershor-korrik 20 mijë shqiptarë janë larguar për të kërkuar azil në vendet e BE. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë as shpresë dhe as dritë në fund të tunelit. Opozita jonë do të jetë një opozitë që buron nga hallet dhe problemet e njerëzve, që denoncon paaftësitë, zullumin e qeverisjes së lidhur me krimin, drogën, bandat dhe korrupsionin. Por që po kështu propozon në emër të qytetarëvezgjidhjet që jam i sigurt që do marrin jetë vetëm përmes vlerave të vërteta.

I pyetur se kur do të largohen ministrat teknikë të PD, Basha tha: “Ministrat po përfundojnë raportin dhe menjëherë pas kësaj më kanë njoftuar se kanë bërë gati dorëheqjet e tyre”.

Interesit të gazetarëve nëse do të zbatohet marrëveshja me Ramën për reformën zgjedhore, Basha u shpreh se: “Do bëjmë çdo përpjekje që Shqipëria të ketë një sistem të drejtë zgjedhor, përfaqësues për qytetarët dhe të padhuneshëm nga bandat, milionat e drogës dhe pëeqindjet e tenderave dhe koncesioneve korruptive siç ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit. Pamë Dibrën e 2016 në një nivel makro. Beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë një nga betejat kryesore së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoriale që u përgjigjet interesave të qytetarëve dhe jo të politikës grabitqare dhe me reformat e tjera të rëndësishme për vendin. E sigurt është se opozita jonë do të jetë institucionale, parlamentare por do të jetë po kështu opozita aktive qytetare që do shtrihet në çdo hapësirë për të luftuar për të drejtat e qytetarëve, citon oranews.

E nëse do ketë analizë të humbjes së zgjedhjeve pas mbylljes së procesit për zgjedhjen e kryetarit, Basha tha se do të ketë analizë por jo të tipit sovjetik.

Basha: Analiza bëhet në dy nivele, jo në nivelin sovjetik se nuk është analizë, por në nivelin e analizimit të fakteve çfarë ka ndodhur kuti votimi për kuti votimi, çfarë përfaqëson kjo për qytetarët që banojnë në atë zonë dhe çfarë përfaqëson për përgjegjësitë dhe reflektimin e strukturës. Mos keni merak, PD do të dalë përmes një reflektimi të thellë me një organizim edhe më të fortë, edhe më gjithëpërfshirës, edhe më të hapur, edhe më luftarak për opozitën që ka nevojë ky vend. Një opozitë reale dhe e fortë për të rikthyer shpresën.

ME TE LEXUARAT