Arrestohet i dyshuari, vrau turisten ruse me motorr uji tek Tre Ishujt në Ksamil
Arrestohet shtetasi i dyshuar i ngjarjes së Ksamilit ku nje turiste ruse ka gjetur vdekjen si pasoje e perplasjes nga nje motorr uji.
Ne deklaraten e policise ne lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.07.2017, tek 3 ishujt e Ksamilt, ku u gjet e mbytur një vajzë, shtetësia K.R., 15 vjeçe, banuese në Shenpetersburg, Rusi policia informon se:
Nga verifikimet e policise rezulton se shtetësia K.R. ka qënë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapsirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.
Sipas policise, në atë kohë mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se ka goditur me helikë vajzën 15 vjeçare.
Shërbimet e policisë së kufirit, kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të shtetases K.R.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorin ka rezultuar se mjeti lundrues i përket shtetasit Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.
Me urdhër të Prokurorit, Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ermal Fataj.