Arratisja spektakolare në Itali, ja si u kap pranë burgut njëri nga shqiptarët

Aktualitet

Policia italiane ka rivënë në pranga një nga dy shqiptarët e arratisur një ditë më parë nga burgu i Civicavecchia.

Lekë Luca 31 vjeç, i cili u arratis së bashku me bashkëkombasin e tij Osvald Marku 22 vjeç. Të dy shqiptarët ndodheshin në burg prej një viti.

I kerkuari Lekë Luca është gjetur nga policia pranë burgut të Civitavecchia, ndërsa shqiptari tjetër është ende në arrati. Të dy ishin dënuar për vjedhje, grabitje dhe shfrytëzim prostitucioni.

ME TE LEXUARAT