Vlorë, apeli konfirmon: Dy të dyshuarit u arrestuan gabimisht për vrasjen e biznesmenit në Fier

Aktualitet

Gjykata e Apelit të Vlorës ka rrëzuar dënimin me 50 vite burg gjithsej për vëllezërit Hyka dhe urdhëron lirimin e njërit prej tyre. Shtetasit Agim dhe Enea Hyka akuzohen për vrasjen e biznesmenit Taku Spaho, për të cilën u dënua me nga 25 vite burg.

Apeli i Vlorës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Agim Hyka, në rast se nuk mbahet në burg për shkaqe të tjera ligjore. Trupa gjyqësore e Apelit të Vlorës, e kryesuar nga gjyqtari Nazmi Troka, ka prishur vendimin e datës 21 korrik 2014 të Gjykatës së Rrethit të Fierit.

Vrasja për të cilën u akuzuan vëllezërit ndodhi më 1 dhjetor të vitit 2011 në lagjen “16 Prilli” të Fierit dhe shkak dyshohej një lidhje jashtë martesore e viktimës. Motivet e ngjarjes zënë fill në vitin 1997.

Nga hetimet ka rezultuar se për vrasjen e ndërtuesit Taku Spaho mbrëmjen e 1 dhjetorit 2011, kanë bashkëpunuar të paktën katër persona. Tre prej tyre janë ndodhur në një autoveturë tip “Volksëagen Polo”.

Ndërsa një person tjetër ende i paidentifikuar, që drejtonte një autoveturë tip “Sharon” dyshohet të ketë bashkëpunuar në vrasje.

Nga hetimet është konkluduar se rreth orës 17:00 të 1 dhjetorit 2011, teksa biznesmeni Spaho ka qenë duke shkuar për tek autovetura e tij, makina me ngjyrë të zezë është ndalur dhe prej andej kanë dalë dy persona të armatosur me armë zjarri automatike, duke derdhur breshëri plumbash mbi të.

Pasi 40-vjeçari Spaho ka rënë në tokë, një prej autorëve ka shkuar pranë tij dhe ka shtënë sërish me breshëri në kokën e viktimës. Si pasojë e breshërive kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë, të cilët arritën të mbijetonin.

ME TE LEXUARAT