Velipojë, trafikantët djegin gomonen, dyshohet se ishte mbushur me kanabis
Lajmifundit
/
18 Qershor 2017, 15:48
Aktualitet
Policia e Shkodrës ka bllokuar një gomone e cila u konstatua se po digjej në det.
Sipas informacioneve të policisë gomonia rreth 7 metra e gjatë dyshohet se kishte një sasi kanabis sativa.
Gomonia është pikasur nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rrjoll.
Mësohet se trafikantët sapo kanë kuptuar që po ndiqeshin nga policia i kanë vënë zjarrin gomones dhe më pas janë larguar.
Po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve.