Vasili: Më 25 qershor ndahemi nga Hakiu, mik i krimit dhe armik i qytetarëve

Politikë

Pas kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe nënkryetares së LSI-së Monika Kryemadhi edhe kryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, ka sulmuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Vasili e cilëson kryepolicin Çako, “mik të krimit dhe armik të qytetarëve”. Këto deklarata vijnë si pasojë e disa incidenteve të fundit me mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe pas kallëzimit që policia bëri ndaj kreut të njësisë administrative numër 2 në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndahemi në 25 qershor nga Hakiu, mik i krimit dhe armik i qytetarëve”, shkruan Vasili.

Edhe nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke iu drejtuar drejtorit të Policisë e paralajmëroi se do marrë përgjigjen e merituar.

ME TE LEXUARAT