Topalli: Rama e ka fyer Shkodrёn me deputetё si Doshi e Frroku
Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ironizuar zhvillimet e fundit politike nё vend pёrmes njё komenti tё publikuar nё rrjetin social Facebook. Duke cituar njё shprehje tё Bertolt Brecht, ajo kёmbёngul se kush nuk njeh te verteten eshte budalla, por kush duke e njohur e quan genjeshter eshte nje kriminel.
“Askush nuk e ka poshteruar Shkodren dhe Veriun me shume se Edi Rama dhe Ilir Meta, me emrat e deputeteve qe vendosen ne listat e tyre. Askush nuk ka fyer me shume katoliket, se Edi Rama.Nje gje eshte e padiskutueshme, poshterimin qe ju ka bere Edёin Rama katolikeve shqiptare me perfaqesimin, nuk ju a ka bere kush ne 1000 vite. E kujt? Nje komuniteti qe ka patur ne tradite nje elite, nje komuniteti qe ka sakrifikuar per kombin ..Dhe eshte absolutisht e qellimshme. Asnjehere nuk ka patur nje Parlament me deputete me rekorde kriminale si sot! Dhe ky Degradim i parlamentit ka vetem nje arsye dhe dy emra. Emrat jane: Edёin Rama dhe Ilir Meta. Arsyeja ishte marrja e pushtetit me cdo menyre qё Edёini te behej Kryeminister e keshtu edhe” te shpetonte nga ankthi i vdekjes” sic rrefente vete zoteria ne nje interviste te tij”, nёnvizoi Topalli.
Sipas saj, askund dhe asnjehere nuk ka ndodhur, pervecse me Edёin Ramen, qe fryma dhe sllogani i fushates te ishte “ Qelbesira te gjithe vendit bashkohuni, qe te rrezojme Sali Berishen);
“Kurre pervecse me Edёin Ramen ne 90 vite nuk ka ndodhur, qe njerez si keto te perdoreshin per te rrethuar Kryeministrine per 5 ore ne nje tentative per grushti shteti. Ato qe perdoren dhunen ne zgjedhje , ato qe kercenuan njerezit te mos guxonin te shkonin tek kutia e votimit , ato qe moren voten duke blere me para varferine , ato qe paguan mercenare , ato qe akuzohen ne Europe per vrasje dhe ne Shqiperi per Vilunin, dhe qe per keto “ merita” Edёini e Iliri i bene “onorevoli”, sot u akuzokan per “ deshmi te rreme”. Une besoj se dhe ato vete jane thellesisht te habitur, se ashtu si Hipokrizia fyhet nga e verteta ashtu edhe Krimi fyhet nga deshmia e rreme! Por kjo eshte vetem nje pjese e se vertetes. Ne Shkoder nuk ishin vetem keto dy. Ne Shkoder, Ilir Meta ka funksionuar njelloj.Kurse ne gjithe Shqiperine jane mbi 19 perfaqesues te ketij llumi”, insistoi Topalli.
Sa per akuzen e ngritur… , vijon Topalli, eshte jo vetem e pabesueshme, por eshte nje makinacion falls i nenshkruar prej frikacakesh qe kane ngrene corben e prishur qe i kane vene perpara!
“Ajo synon vetem te shpetoje fytyren e Ilirit , te Edёinit , te Sajmirit e miqve te tyre te implikuar !Kete akuze e kemi degjuar me ze e me figure nga Edёini. Ai na paralajmeroi per kete 2 jave me pare, ndryshe nga cna fshehu 6 muaj me pare. Tragjikomedia vazhdon. Sot, Iliri do drejtoje Keshillin per Rrregulloren per autorizim per arrest per dy deputetet !!! Ai shpreson t’ i veje kapakun historise…por kapaku nuk rrin me. Qeveria e 1 milion shuplakave eshte e delegjitimuar.Tani,protektorati i krimit duhet rrezuar!”, u shpreh Topalli.