Skandal në Fier/ I zinte pamjen zyrës elektorale të Partisë Socialiste, Bashkia e ‘’zhduk’’ pemën (Foto)
Lajmifundit
/
3 Qershor 2017, 14:46
Soft
Në Fier, Bashkia ka bërë një veprim që ka revoltuar disi banorët.
Për cfarë bëhet fjalë? Sipas denoncimit të një qytetari në faqen JOQ, ata kanë prerë një pemë, e cila i zinte pamjen zyrës elektorale.
‘’Ja se si i pret pemët Partia Socialiste në Fier. Duhet të pyesin Edin se kush do të shkojë në burg për këtë.
Gjithçka e bënë që të dukej zyra elektorale. Mbase zgjedhjeve besoj se nuk do ja ngjisin më degët", - ka shkruar qytetari për JOQ.al.
Për më tej, shihni fotot e dërguara nga qytetari.
