"Shpërblimi i Ramës", Gramoz Ruci kryetar Kuvendi në vend të Ilir Metës?
Gramoz Ruçi mund të jetë kryetar i kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e re. Në selinë rozë, ai është emri më i lakuar si pasardhësi i Ilir Metës në krye të parlamentit.
Burime në Partinë Socialiste për një vendim të tillë, të cilat nuk e pohojnë këtë lajm, por as nuk e mohojnë atë. Gramoz Ruçi është një nga të paktët deputetë me karrierën më të gjatë parlamentare, plot 26 vjet.
Ai ka drejtuar grupin parlamentar të PS dhe ka qenë sekretar i përgjithshëm i kësaj force politike. Ruçi është zgjedhur deputet në qarkun e Fierit, ku ka qenë edhe koordinator politik i fushatës së PS në këtë qark.
Gramoz Ruçi mori një vëmendje të veçantë nga kryetari socialist Rama në fjalimin gjatë mitingut të fitores së PS në zgjedhjet e 25 qershorit.