Agjencia Kombëtare e Mjedisit: Ja ku ndodhen plazhet e rrezikshme nga ndotja në Shqipëri

Aktualitet

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë publike raportin e monitorimit të cilësisë së ujërave, ku në 102 pika monitorimi 97 prej tyre rezultojnë të kenë cilësi shumë të mirë të ujit dhe vetëm dy pika në Durrës nuk duhet të frekuentohen nga pushuesit dhe në tre të tjera ka përmirësim nga një vit më parë.

“Në plazhin e Durrësit, me 21 pika monitorimi, kemi përkeqësim në dy pika, në plazhin e Zhironit. Në plazhin e Vlorës me 10 pika monitorimi. Në vitin 2016, plazhi i Marinës është një nga pikat e monitorimit dhe ka rezultuar me një cilësi të keqe, por këtë vit është përmirësuar, duke kaluar në një cilësi të mirë, të moderuar”, shprehet Julian Beqiri, drejtor i AKM.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjencia e Mjedisit bën vetëm monitorimin, ndërkohë që ka një indiferencë të bashkive për të informuar qytetarët për zonat e plazheve që duhet të frekuentojnë ose jo. Askush nuk vendos tabela me informacionin përkatës.

“Pushteti lokal nuk ka marrë masa aq sa mund të marrë një biznes privat. E para, nuk kemi qendra informacioni dhe unë nuk e kuptoj se pse disa kryetarë bashkisë nuk ndajnë këtë informacion me pushuesit”, shprehet Beqiri.

Sipas Agjencisë, ende nuk mirëmenaxhohen plazhet pasi në shumë plazhe publik lë për të dëshiruar cilësia e rërës dhe mungojnë koshat e mbeturinave.

ME TE LEXUARAT