Pas anëtarësimit të Oni Pustinës tek LSI, Ambeta Toromani deklaron votën për partinë kundërshtare
Balerina e njohur shqiptare, me famë prej vitesh në Itali ku zhvillon karrierën e saj, ka deklaruar votën për numrin dy, duke bërë një veprim të diskutueshëm publikisht.
Foton e saj ka postuar vetë kryeministri Rama në FB, ku balerina Ambeta Toromani pozon me dy gishtat, “voto numrin dy”.
Pas postimit ka pasur shumë kritika nga komentuesit, qe e akuzojne Ramen se i preu bileten. Rama u pergjigjet atyre duke thënë se Toromani është prima dona në skenat e baletit në Itali.
Ky veprim i Toromanit vjen pak kohë pasi Oni Pustina, u përfshi në një spot elektoral ku merrte kartën e anëtarësimit në LSI nga kreu i kësaj Partie Petrit Vasili.
